Flash News

KRYESORE

Atletico Madrid fiton Europa League, vendos Griezmann

Atletico Madrid fiton Europa League, vendos Griezmann

Atletico e Madridit është fituesja e Europa League për sezonin 2017-2018. Skuadra spanjolle fitoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj skuadrës franceze të Marsejës.

Antoine Griezmann ishte lojtari që vendosi takimin me dy golat e tij. Në minutën e 20-të Griezmann shënoi pas një asist perfekt të Gabi-t, duke përfituar edhe një mosmarrëveshje në mbrojtjen e ekipit francez. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Atletico Madrid, ndërsa me të nisur e dytë, spanjollët shënuan golin e dytë, sërish me Griezmann.

Në çastet e fundit të takimit ishte mesfushori Gabi ai që thelloj shifrat në 3-0.

Të fundit