Flash News

KRYESORE

Atletico ofron 70 mln euro për yllin e Juventusit

Atletico ofron 70 mln euro për yllin e Juventusit

Atletico Madrid nuk heq dorë nga ylli i Juventusit, Paulo Dybala. Sipas asaj që shkruan Don Balon, "Los Colchoneros janë gati të ofrojnë 70 milionë euro për sulmuesin e talentuar të bardhezinjve.

Agjentinasi vuajti të përshtatej me skemat e trajnerit Sarri në fillim, por në javët e fundit ka shkëlqyer me performancat e tij bindëse. Ish-lojtari i Palermos ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 10 ndeshjet e luajtura këtë sezon me bardhezinjtë.

Në merkaton e verës Juventusi ishte gati ta shiste te Manchester United, por në momentet e fundit klubi vendosi ta mbante në Torino. Me siguri që shitja e tij do të ishte gafë, por kësaj here mund të jetë Dybala ai që do të kërkojë largimin.

Të fundit