Flash News

KRYESORE

Atletico “paqe” me Barcelonën, Ronaldo ngjit Realin në vendin e dytë

Në testin e parë të vështirë në këtë sezon në La Liga, Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Atletico Madrid.

Për minuta të tëra, të dy ekipet u munduan të shënojnë, por golin e gjeti Barcelona, me Suarez, në minutën e 82-të, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Sergi Robertos. Minutat e mbetura nuk mjaftuan për të parë një tjetër gol dhe dy ekipet ndanë nga 1 pikë.

Ndëra Benzema dhe Ronaldo ishin autorë të një fitoreje të vuajtur në transfertën e Getafes për skuadrën e Zidane në ndeshjen e mbyllur me rezultatin 1-2. Francezi shënoi golin e parë që në minutën e 39, por vendasit u kundërpërgjigjën menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë me Molinan që barazoi shifrat në 1-1. Deri 5 minuta para fundit rezultati u mbërthye në barazim, ndërsa ishte i portugezi Ronaldo që arriti të shënojë një gol me vlerën e 3 pikëve.

Ndeshjet e djeshme:

Athletic Bilbao 1 - 0 Sevilla

Getafe 1 - 2 Real Madrid

Alaves 0 - 2 Real Sociedad

Atletico Madrid 1 - 1 Barcelona

Sot do të luhen edhe ndeshjet e tjera:

12:00 Eibar - Deportivo La Coruna

16:15Girona -  Villarreal

18:30Malaga  -  Leganes

20:45Real Betis – Valencia

Barcelona vijon të kryesojë kampionatin me 22 pikë, 5 më shumë se Real Madridi i vendit të dytë, ndërsa skuadra e Simeones qëndron në vendin e tretë me 16 pikë, po aq sa ka edhe Sevilla.

 

Të fundit