Flash News

KRYESORE

Atletico përmbys Barcelonën, Superkupa sjell finale-derbi

Atletico përmbys Barcelonën, Superkupa sjell finale-derbi

Atletico Madrid sonte mposhti Barcelonën 3-2 për befasi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Finalja do të jetë 100% madrilene, pasi Real Madridi dje mposhti 3-1 Valencian.

Arsyeja kryesore pse triumfoi Atletico ishte Oblak, një portier hero për skuadrën e Diego Simeone.

45 minutat e para ishin krejtësisht të thata, pa gola dhe jo me ndonjë rast për t'u mbajtur mend, ndryshe nga pjesa e dytë. Kjo nisi me një gol të menjëhershëm të mesfushorit Koke. Goli i spanjollit i nxiti së tepërmi katalanasit për të hyrë në lojë dhe Barcelona përmbysi provizorisht disavantazhin për pak minuta. Messi dhe Griezmann deri në të 62-ën duruan, derisa e kthyen rezultatin 2-1 në favor të tyre.

Penalltia e kthyer në gol nga Morata barazoi takimin dhe Atletico Madrid nuk u dorëzua për asnjë moment. Me VAR u pa që Neto e ndaloi në mënyrë të parregullt ish-yllin e Milanit, kështu që ishte një 11-m legjitim. Në fund, Correa shënoi golin e triumfit spektakolar, duke i dhënë finalen trajnerit Diego Simeone.

Të fundit