Flash News

KRYESORE

ATSH në funksion të propagandës së qeverisë, pasqyrim tendencioz rastit "Tahiri"

ATSH në funksion të propagandës së qeverisë, pasqyrim

Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila supozohet si një media e lirë dhe e pavarur, prej kohësh është akuzuar se mban anën e qeverisë. Këtu nuk bën përjashtim as vendimi i "Krimeve të Rënda", për Saimir Tahirin, ku vërehet një qasje tendenciose ndaj çështjes.

Për shembull, reagimi i ambasadës amerikane që theksonte se "dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat", është trajtuari thjeshte me titullin: "Vendimi për Tahirin, Ambasada e SHBA: Demonstron pavarësinë në rritje të Gjyqësorit".

Ndërsa qëndrimi i ambasadorit britanik që u shpreh se vendimi ngre pikëpyetje për procesin është raportuar si: "Ambasada Britanike: Sistemi ligjor në Shqipëri po maturohet".

Disa nga raportimet per Tahirin:

  1. Çështja “Tahiri”, Shameti: Të presim vendimin përfundimtar dhe të lëmë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi
  2. Vendimi për Tahirin/Ambasada Britanike: Sistemi ligjor në Shqipëri po maturohet
  3. Manja: Çështja Tahiri i përket organeve të Drejtësisë
  4. Bardhi: Vendimi për Tahirin, goditje për shqiptarët
  5. Vendimi për Tahirin, Ambasada e SHBA: Demonstron pavarësinë në rritje të Gjyqësorit
  6. Vendimi i gjykatës për Tahirin; Soreca: Koment pasi të lexoj vendimin e plotë
  7. Basha: Vendimi për Tahirin i turpshëm
  8. Gjykata rrëzon akuzat e prokurorisë ndaj Tahirit, shpallet fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”
  9. Pretenca e Prokurorisë/ Tahiri: Më intereson Drejtësia, pres vendimin e Gjykatës
  10. Tahiri: Të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion

Të fundit