Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Aty e pashë që pështyu gjak”, rrëfen sekretet e pathëna vëllai i Vaçe Zelës: E quajtën të paaftë
Më 6 shkurt 2014 muzika shqiptare mbeti pa mbretëreshën e saj. Vaçe Zela ndërroi jetë në Bazel të Zvicrës duke lënë një boshllëk të madh në muzikën dhe artin shqiptar. Në këtë katër vjetor, i vëllai i saj Hysni Zela, dha një intervistë interesante për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” duke ndarë shumë emocione, por edhe fakte dhe detaje që vijnë për herë të parë .
Hysni Zela
“Vaçen nuk e shpallën fituese të konkursit për në lice, e quajtën të paaftë!
Është një humbje e madhe. Nuk humba vetëm unë motrën dhe familja jonë njeriun e dashur. Por është një humbje e madhe për të gjithë muzikën dhe kulturën shqiptare veçanërisht për popullin. Është rasti të them se nuk ka një njeri që e zbuloi talentin e saj. Vaçja zbuloi veten në shtëpinë tonë në Lushnjë, se ne kemi lindur të gjithë në Lushnje. Madje ka një fakt interesant. Vaçja lindi ditën që Italia pushtoi Shqipërinë por nuk e përmendin këtë dhe vitin e lindjes ia shënuan me qëllim në 1938. Kishim një bahçe përpara shtëpisë dhe Vaçja aty këndonte çdo ditë dhe imagjinoni edhe pse ishte fëmijë ajo bënte vokalica. Këndonte çdo lloj këngësh, shqiptare e të huaja. Nisi të këndonte në shtëpinë e pionierit në qytetin e Lushnjes dhe aty spikati. Aty u zbulua si talent dhe e kërkuan të vinte në Tiranë. Erdhi në Tiranë në moshën rreth 15 vjeçare dhe filloi shkollën.
Në fakt në fillim konkurroi për në liceun artistik por për habi nuk fitoi konkursin duke e nxjerrë të paaftë. Kur e kanë marrë në pyetje ka qenë në komision Marie Kraja. Bashkë me të ka qenë edhe një soprano bullgare. Ka shumë mundësi që bullgarja të ketë menduar se Vaçja nuk ka qenë për muzikë lirike dhe kjo duhet të ketë qenë arsyeja që nuk ia ka dhënë konkursin. Më pas Vaçja kreun gjimnazin “Qemal Stafa” dhe më pas fitoi konkursin për në institutin e Arteve në degën dramë. Por e ndërpreu pasi mbaroi vitin e dytë dhe nuk u diplomua.
Madje ka luajtur edhe një dramë. Ajo e ndërpreu shkollën edhe me arsyen se duke qenë familje e varfër dhe me shumë fëmijë të gjithë ushqimet ti merrte Vaçja. Ishte momenti që ajo bëri shkëputjen e madhe si këngëtare dhe ajo nuk mund të ishte edhe aktore edhe këngëtare. Kënga ishte ajo që qëlloi në shenjë. Pak kohë pasi erdhi në Tiranë ajo na mori të gjithë familjen të 6 fëmijët dhe prindërit. Tirana na dukej si Amerika. Kur shikonim një makinë me targën LU ngazëlleheshim. Kam dëgjuar që disa thonë se jemi me orgjinë nga Kosova.
Unë nuk e di këtë, mund të jetë e largët por nuk e di. Unë di që jemi lushnjarë autoktonë aty kemi qenë prej shumë e shumë kohësh. Ne merreshim me bujqësi. Babai e shiti shtëpinë kur erdhëm në Tiranë. Ishim shumë të varfër dhe jetonim me prodhimet e tokës që e punonin prindërit. Vaçja e vogël vizitonte shpesh tokën ku punonin prindërit por ishte e vogël dhe nuk punonte”.
Për vdekjen
“Ishte një humbje e madhe. Vaçja shkoi pas viti 1990 në Zvicër te e bija. Ajo kishte mundësi jetese më të mirë dhe Vaçja duke qenë e sëmurë ishte nën kujdesin shëndetësor. Sivjet u mbushën 4 vjet nga humbja e Vaçes. Vaçja vdiq në Bazel por sipas amanetit e varrosën në Tiranë. E bija Irma dhe bashkëshorti Pjetër herë pas herë vijnë në Tiranë.
Madje duhet të themi se këtë varr të veçantë Irma ia ka sjellë nga India. Më kujtohet një koncert që Vaçja dha në Greqi. Kthyem vizitën këngëtares Marinela. Ajo vetë ishte në sallën me 2 mijë spektatorë. Kur këndoi Vaçja këngën e saj në greqisht salla u ngrit në këmbë. Shfaqja mbaroi dhe Vaçja shkoi direkt në gardërobë. Iu afrova dhe ajo mbylli derën. Ishte bërë e bardhë borë. U tremba shumë. Duket se i harxhoi të gjitha turbinat e trupit. Aty pash që për herë të parë pështyu gjak. Kishte kaluar moment shumë të forta. Ndoshta aty ka nisur sëmundja e saj.

Vëllai për motrën: Tri këngët që këndova me Vaçen
Nuk e kam patur kurrë atë që thonë disa hija e Vaçes ose që më quanin vëllai i Vaçes. Unë e kam patur për nder që isha dhe jam vëllai i Vaçe Zelës. Nuk ka vend për krahasim dhe epitete të tilla. Kam provuar emocione të forta. Kam kënduar me Vaçen vetëm tre duete. Por ato emocione nuk i kisha provuar kurrë. Madje përgjegjësia ishte shumë e madhe. Edhe pse ishte motra ime kjo më bënte shumë herë më të përgjegjshëm. Në këngën e parë që kënduam bashkë atë të Myzeqesë, unë kisha shumë emocione. Madje strofën e tretë e këndova të dytën.
Ajo më hodhi dorën në sup si mbështetje por mua mu duk si një vërejtje. E kalova këtë siklet vetëm për faktin se strofa e tretë nuk kishte dallim me strofën e dytë dhe askush nuk e kuptoi. Të lëndoje me Vaçen ishte fat i madh. Shumë më pyesin përse vetëm 3 këngë këndove me të. Vaçja thoshte kaq, mjafton. Nuk duhet ta teprojmë. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe e dinte masën. Kur në Zvicër realizuam një koncert enkas për Vaçen ishte një moment i veçantë për mua. Përpara se të nisja të këndoja i putha dorën. Ishte kënaqësi e madhe. Dhe një mirënjohje e madhe për udhërrëfyesin tim
Për këngët e sotme
“Sot këndojnë ma jep ta jap”
Teksti i këngës “Lemza” është shumë i bukur. Dëgjoni:
Ç'më kujton kaq shpesh mor djalë
Lemz or lemz më ler të qetë
Është turp i madh kur s'di një fjalë
Edhe lemza kisha mbet
Por sot nuk kam dëgjuar tekste të bukura. Nuk po e shohim më artin që kemi bërë dikur. Sot në tekste ka fjalë të tilla ma jep ta jap. Nuk arrij ta besoj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38