Flash News

KRYESORE

“Aty ku Mjeda e Fishta kanë folur shqip”, Meta: Përjetova emocione të veçanta

“Aty ku Mjeda e Fishta kanë folur shqip”, Meta: Përjetova

Presidenti Ilir Meta ka vizituar shkollën “Krune Krstića” në Zadar, në të cilën ai tregon se ka përjetuar emocione të veçanta.

Meta u takua me nxënësit e kësaj shkolle që sipas presidentit aty Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip.

“Emocione të veçanta përjetova gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstića” në Zadar, me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate”, shkruan Meta.

Të fundit