Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Aty ku shkon mbreti në këmbë’. Historia e tualeteve nga A në Z
Kur u shpik tualeti i parë? Çfarë përdornin njerëzit para se të shpikeshin tualetët modernë siç i njohim sot? Cila është origjina e vetë termit 'nevojtore'? Julian Humphrys na e shpjego n këtë nëpërmjet eksplorimit që ai i ka bërë historisë së evoluimit të nevojtoreve britanike.
A - Ajax
Megjithëse shkrimtari dhe oborrtari i mbretëreshës Elizabetë, John Harrington, nuk ishte personi i parë që shpiku një tualet me shkarkues uji - londinezi Thomas Brightfield e kishte bërë këtë në 1449 - ai ishte i pari që hartoi një skicë për këtë. Në vitin 1596, ai krijoi ‘Metamorfozën e Ajax-it ‘(një lojë fjalësh për termin ‘jakes’ – banjo jashtë shtëpisë - që në zhargon nënkupton diçka intime) në të cilën ai përshkroi një pajisje moderne, që e kishte instaluar në shtëpinë e tij. Kjo përfshinte një pajisje me një ndenjëse dhe një sternë të mbushur me ujë. Kur doreza e mekanizmit rrotullohej, uji shkarkohej dhe lante tasin që ishte poshtë ndenjëses. Megjithëse Harrington instaloi një të tillë për Mbretëreshën Elizabeta I në Pallatin Richmond, kostoja, problemet e furnizimit me ujë dhe mungesa e kanalizimeve nënkuptonin se do të duheshin shekuj që kjo ide të realizohej.
B – Bazalgette
Nga vitet 1850, popullsia në rritje e Londrës po prodhonte sasi të pakontrollueshme të ujërave të zeza, të cilat po kontaminonin edhe kanalizimet e furnizimit me ujë të pijshëm. Komisoni i Kanalizimeve në Londër kishte porositur që ujrat e zeza dhe tubacionet kulluese të shtëpive duhej të shkarkoheshin në të njëjtin kanal. Por këto kanalizime derdheshin të gjitha në Lumin Tamiz.
Pas ‘Kutërbimit të Madh’ të vitit 1858, kur era që vinte nga lumi ishte aq e keqe sa deputetët madje konsideruan braktisjen e Westminster, Bordit të Punëve të Kryeqytetit iu ngarkua detyra të rregullonte sistemin e kanalizimeve në Londër. Inxhinieri Joseph Bazalgette (1819-1891) u vu në krye të këtij operacioni. Projekti i tij 16-vjeçar përfshinte ndërhyrje në disa pjesë të Lumit Tamiz, ndërtimin e 1,100 milje kanalizimeve të rrugëve, 82 milje kanalizime kryesore dhe ndërtimin e katër stacioneve monumentale të pompimit, të gjitha të dizejnuara për të marrë ujërat e zeza në lindje, e për t’i shkarkuar në lumë larg zonave të populluara.
[caption id="attachment_339655" align="alignleft" width="940"]
Inxhinjeri britanik Sir Joseph William Bazalgette, në majë në të djathtë, mbikqyr gropën septike Northern Outfall, që po ndërtohet poshtë stacionit të pompave Abbey Mills.- Foto: W. Brown/Otto Herschan/Getty Images.[/caption]
C – Crapper
Më 1866, industrialisti dhe hidrauliku nga Yorkshire, Thomas Crapper, hapi ekspozitën e parë në botë të tualeteve në Chelsea. Aty, për herë të parë njerëzit patën mundësi që të shihnin me të vërtetë produkte sanitare. Madje, disa prej këtyre pajisjeve ishin instaluar në mënyrë që njerëzit të mund t’i përdornin para se t’i blinin. Në fund të viteve 1880, Crapper u kërkua nga Princi i Uellsit të instalonte tualete në Sandringham, dhe ai vazhdoi të furnizojë me pajisje sanitare si Pallatin Buckingham ashtu edhe Kështjellën Windsor.
Ideja se një nga termat më të përdorur në Britani për procesin e jashtëqitjes rrjedh nga emri i tij, është një mit. Kjo fjalë përdorej shumë kohë përpara se Crapper të bëhej i famshëm. Sidoqoftë, është e mundur që fjala amerikane "crapper", që do të thotë ‘banjë’, u bë e njohur pasi ushtarët amerikanë në Britani në vitin 1917 panë emrin e tij të stampuar në sternat në disa tualete publike.
[caption id="attachment_339656" align="alignleft" width="940"]
Showroom-i i parë në botë i tualeteve hapur nga Thomas Crapper, u oftonte kilentëve një përvojë të veçantë blerjeje .- Foto: Pictorial Press Ltd/Alamy Stock Photo [/caption]
D – Deng jashtëqitjesh
Historia famëkeqe e vitit 1618 në Pragë, ku tre zyrtarë të lartë katolikë u hodhën nga dritarja e katit të tretë e kështjellës së Pragës qe shkaku i shpërthimit të një lufte 30-vjeçare. Mrekullisht, të tre zyrtarët i mbijetuan rënies nga një lartësi prej 50 metrash. Katolikët pohuan se ata u shpëtuan nga ndërhyrja hyjnore, ndërsa protestantët e përshkruanin mbijetesën e tyre për faktin se ata ranë mbi një grumbull të madh jashtëqitjeje që ndodhej poshtë dritares.
E – (Espionage) Spiunazhi
Është e vështirë të besosh që banjot publike në qytetin e vogël të Hampshire në Neë Alresford kanë luajtur një rol kyç në Luftën e Ftohtë, por në fakt kështu ka ndodhur. Harry Houghton i përdori ato në marrëdhëniet e tij me spiunin sovjetik ‘Gordon Lonsdale’. Një pllakë në murin e tualetit kujton se si në vitin 1961 Houghton u dënua me 15 vjet burg për pjesmarrje në rrjetin e spiunazhit të Portland. Ai i shiste informacione Bashkimit Sovjetik në lidhje me Estabilishmentin e Forcave Nënujore britanike.
Spiunazhi i Luftës së Ftohtë ndodhi në këtë banjo publike në Hampshire. - Foto: Julian Humphrys
F – Fleet Street
Të frymëzuar nga suksesi i tualeteve të Jennings në Ekspozitën e Madhe, Shoqëria Mbretërore e Arteve u përpoq të përfitonte financiarisht nga kjo ide. Më 2 shkurt 1852, ajo hapi tualetin e parë publik modern (për burra) në Londër në ‘95 Fleet Street’. Gratë duhej të prisnin pak më gjatë; tualeti i parë publik i grave u hap në Rrugën Bedford nëntë ditë më vonë. Këto tualete të pagëzuara me emrin ‘Dhoma pritjeje publike’ ishin prej druri dhe përdorimi i tyre kushtonte dy pence.
Por, pavarësisht se ato promovoheshin gjerësisht, madje edhe nëpërmjet një reklame në ‘The Times’, vetëm 58 burra dhe 24 gra i përdorën ato tualete në muajin e parë. Brenda gjashtë muajsh, ato u mbyllën.
G – Garderobë
Fjala ‘garderobë’ që nënkupton një vend ku mbahen rrobat dhe sendet me vlerë, sot përdoret për të përshkruar një hapësirë private mesjetare, veçanërisht në një kështjellë. Shumë garderoba ndërtoheshin në trashësinë e një muri të jashtëm, dhe përbëheshin nga një ndenjëse guri ose druri mbi një bosht vertikal. Të tjerat ishin një vrimë e hapur në dysheme me një frëngji në pjesën e pasme. Në varësi të modelit, jashtëqitjet do të binin në gropën e hapur (e cila duhej të pastrohej periodikisht nga një person), ose në një kënetë apo lumë. Garderobat e disa kështjellave bregdetare, si ajo e Shën Andreas, thjesht projektoheshin mbi det dhe ishin dallgët ato që kryenin punën e pastruesit. Por garderobat mund të ishin një pikë e dobët në mbrojtjen e një kështjelle. Gjatë rrethimit të madhështores ‘Château Gaillard’ në 1204, francezët çanë njërin prej mureve rrethuese duke u futur fshehurazi përmes grykave të garderobës. Kur Henri i III porositi një të tillë për Kështjellën e Guilfordit, nënpunësi i tij i porositi ndërtuesit të vendosnin shufra hekuri në pjesën e jashtme të kanalit shkarues, për të parandaluar mësymjet e armiqve.
Një garderobe. - Foto: Julian Humphrys
H – Hampton Court
Për të përballuar nevojat sanitare të një numri të madh oborrtarësh të dinastisë Tudor, ‘Hampton Court Palace’ mburrej me garderobën e tij gjigande komunale. E njohur si "Shtëpia e Madhe e Lehtësisë", ajo ishte dy kate e lartë dhe aty mund të akomodoheshin 28 njerëz njëkohësisht. Ata uleshin krah për krah në ndenjëset prej dërrase lisi dhe jashtëqitjet transportoheshin në Lumin Tamiz përmes dranazheve të shtruara me tulla. Ndërtesa është akoma edhe sot, megjithëse tani ajo ka një funksion të ndryshëm: është zyra e Shefit Ekzekutiv.
[caption id="attachment_339658" align="alignleft" width="728"]
Pallati i Oborrit Hampton Court Palace. -Foto: Getty Images[/caption]
I – Ironside
Gjithmonë është një ide e mirë të kontrolloni që një tualet i lirë është me të vërtetë i lirë. Shkrimtari i shekullit të 12-të Henry i Huntingdon rrëfen në një nga tregimet e tij vdekjen e mbretit anglez, Edmund Ironside: "Kur Edmund, që ishte tmerri i armiqve, po përparonte në shtrirjen e mbretërisë së tij, shkoi një natë më banjo duke iu përgjigjur thirrjes së natyrës. Atje, djali i Ealdorman Eadric, i cili duke ndjekur planin e të atit u fsheh në gropën e nevojtores, e goditi dy herë mbretin me një thikë të mprehtë në zonën intime dhe ia mbathi duke lënë thikën në zorrët e tij."
J – Jennings
Kur Ekspozita e Madhe u hap në vitin 1851 në Hyde Park, një nga atraksionet e saj interesante ishin tualetet e para publike me pagesë në Britani, të cilat u krijuan dhe u instaluan nga hidrauliku me origjinë nga Hampshire, George Jennings. Për çmimin e një qindarke, vizitorëve iu sigurohej një ndenjëse e pastër në tualet, një peshqir, një krehër dhe një lustrim këpucësh. Regjistrimet tregojnë se gjatë ekspozitës, u shpenzuan mbi 675,000 peni.
K – (King) Mbreti
Elvis Presley nuk ka qenë i vetmi ‘mbret’ që ka vdekur në tualet. Më 25 tetor 1760, shërbëtori i Xhorxhit II ishte duke pritur që mbreti të mbaronte punë në tualetin e tij, kur dëgjoi një britmë dhe më pas një zhurmë si ajo e një trupi që rrëzohet. Pasi hyri menjëherë brenda ai e gjeti mbretin të vdekur në dysheme. Nga këqyrja e trupit doli që ai mund të kishte vdekur nga një atak kardiak i shkaktuar nga lodhja.
L – Luther
A u ideua Reformacioni Protestant në një tualet? Me shumë mundësi, po. Martin Luther, frati agustianian gjerman, i cili ishte një figurë kryesore e Reformacionit, vuante nga kapsllëku. Ai kaloi shumë orë duke medituar në tualet dhe më vonë shkroi se ishte "në gjiriz" kur kuptoi se shpëtimi fitohet me anë të besimit, e jo veprave.
M – Manastiret
Shumë nga manastiret mesjetare të Britanisë ruajnë ende rrënojat e tualeteve të tyre të përbashkëta. Këto nevojtore ishin të përmasave të mëdha. Njëra prej tyre, nga më mbresëlënëset, mund të gjendet në Muchelney Abbey në Somerset. Ajo ishte e veçantë për çatinë e saj prej byku dhe murgjit hynin në katin e parë të saj nëpërmjet konvikteve të tyre.
[caption id="attachment_339659" align="alignleft" width="728"]
Banjoja publike mesjetare në Muchelney Abbey në Somerset. -Foto: Christopher Nicholson/Alamy Stock Photo[/caption]
N – Njerëzit e turnit të natës
Në kohët para shpikjes së kanalizimeve, njerëzit në qytete duhej të gjenin një mënyrë për të derdhur jashtëqitjet e tyre. Këtu hynë në lojë njerëzit e turnit të natës. Quheshin ashtu sepse me ligj ata mund të punonin vetëm gjatë natës, dhe ishte detyra e tyre që të zbrazin jashtëqitjet nga koshat e njerëzve. Zakonisht ata punonin në skuadra prej katër vetash. Një person që quhej ‘njeriu i vrimës’ hynte në kosh dhe mbushte një legen, i cili tërhiqej lart nga kolegu i tij, i cili quhej ‘njeriu i litarit’. Pasi mbushej, legeni çohej në një karrocë. Kjo jashtëqitje merrej dhe përzihej më pas me mbeturina të tjera përpara se të shitej tek fermerët si pleh organik.
O – Orford
Për ata që janë të interesuar rreth tualeteve mesjetare, Orford Castle në Suffolk është vendi i duhur për t’u vizituar. Tualeti i kësaj kështjelle që i përket shekullit të 12, përbëhet nga një sistem presash që e drejtonin shkarkimin në një zonë të vetme në pjesën e pasme të kullës. Si në shumicën e kështjellave, ulëset e tualeteve në Orford Castle janë të larmishme. Orford krenohet gjithashtu edhe me një aksesor të rrallë – një mjet urinimi stativ në formë trekëndëshi në korridorin e jashtëm të dhomës së guvernantit të kështjellës. Ky mekanizëm është vendosur aty për t’u kursyer njerëzve kohë që të mos jenë të detyruar të shkojnë në një prej tualeteve kryesore. Sot kjo është kthyer për vizitorët në një vend të parezistueshëm për të bërë foto.
P – Pepys
Një hyrje në ditarin e Samuel Pepys ofron një pasqyrë të situatës së ngatërruar të marrëveshjeve sanitare të Londrës, të shekullit të 17-të: "20 Tetor 1660 - Këtë mëngjes një burrë erdhi tek unë për të më pyetur se ku mund të hapte një dritare në qilarin tim ... dhe duke zbritur për t’i hedhur një sy qilarit, këmba mu zhyt në një grumbull jashtëqitjesh, me anë të të cilave konstatoj se shtëpia e Z. Turner është plot me jashtëqitje, të cilat hyjnë në qilarin tim, gjë që shqetëson tepër ... "
[caption id="attachment_339660" align="alignleft" width="728"]
Samuel Pepys, që shkroi në ditarin etij për gjendjen sanitare të Londrës së shekullit 17. -Foto: Getty Images[/caption]
Gjërat nuk ishin më mirë në oborrin mbretëror. Anthony Wood, një njeri që merrej me antikuaret, bëri një koment therës kur Charles II dhe oborrtarët e tij zbritën në Oxford në vitin 1665: “Megjithëse ishin veshur mirë, sjellja e tyre ishte e egër dhe kafshërore. Ata i linin jashtëqitjet dhe mbeturinat e tyre në çdo cep, oxhak, zyrë, apo qilarë”.
Q – (Queen) Mbretëresha
Në librin e tij ‘Përmbledhje Jetësh’, vepër me anekdota për figruat e mëdha të dinastive Tudor dhe Stjuart, John Aubrey, shkruan: “Edëard de Vere, kontit të Oxfordit, gjatë përkuljes në shenjë respekti përapara mbretëreshës Elisabetë, i shpëtoi një pordhë. Ai u turpërua aq shumë sa nisi një udhëtim shtatë vjeçar. Pas kthimit të tij mbretëresha e priti në shtëpi dhe i tha, ‘Imzot, e kisha harruar pordhën’.
[caption id="attachment_339661" align="alignleft" width="940"]
Edward de Vere. -Foto: Alamy[/caption]
R – Roma
Muret e tualeteve kanë qenë gjithmonë një tundim për personat që u pëlqen të shkruajnë mureve dhe kjo nuk ka qenë ndryshe edhe në kohën e Romës së Lashtë. Një mur i tillë në një shtëpi në qytetin romak të Herkulaneumit (i cili, si Pompei, u shkatërrua në vitin 79 nga shpërthimi i vullkanit Vezuv) përmban fjalët "Apollinaris medici Titi Imperatoris hic cacavit bene" - përkthehet përafërsisht, që është "Apollinaris, mjeku i Perandorit Titus, bëri një të dhjerë të mirë këtu”.
S – Stoli
Një nga punët më të kërkuara në kohën e dinastisë Tudor ishte pozicioni i ‘Shërbëtorit të stolit’. Stoli ishte i fiksuar diku, ose i lëvizshëm dhe detyra e shërbëtorit ishte që ta ndidhmonte mbretin të zhvishej përpara se të ulej në të, t’i sillte ujë për t’u larë, furçë dhe peshqirë. Ka fjalë se shërbëtori i fshinte mbretit prapanicën, por kjo është çështje për t’u diskutuar.
Arsyeja pse kjo punë, në dukje e ulët, ishte aq e dëshirueshme, kishte të bënte me faktin se shërbëtori ishte i pranishëm në çastet më intime të mbretit, të cilin nuk e gëzonte asnjë oborrtar tjetër. Për shkak se një fjalë në veshin e mbretit mund të ngrinte ose të fundoste një oborrtar, ishte e rëndësishme ta mbaje mirë me shërbëtorin e stolit, dhe shpesh njerëzit i kërkonin këtij të fundit t’ia përcillnin monarkut shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
[caption id="attachment_339662" align="alignleft" width="728"]
Një kuti banjoje në dhomën e gjumit të Pallatit Mbretëror Palace. -Foto: Goss Images/Alamy Stock Photo[/caption]
Me kalimin e kohës, detyrat e shërbëtorit të stolit u zgjeruan derisa ai u bë më shumë si sekretar personal. Sir Anthony Denny, shërbëtori i fundit i stolit të Henry VIII, gjithashtu iu dha përgjegjësia e madhe për t'u kujdesur për "pullën e thatë", e cila u përdor për të nënshkruar emrin e mbretit në dokumente. Përveç ndikimit të tyre, shërbëtorët e stolit gëzonin një pagë të lartë dhe një sërë të mirash të tjera, duke përfshirë edhe rrobat dhe orenditë e vjetra të mbretit.
T – Torrens
Në 1868, William Mccullagh Torrens, deputet Liberal për Finsbury, prezantoi Aktin e Artizanëve dhe Punëtorëve të Strehimit, duke u dhënë mundësi autoriteteve lokale të pastrojnë shtëpitë pa kanalizime të duhura dhe të ndërtojnë banesa të denjë për klasat e punës. Megjithë kundërshtimin e fuqishëm, projektligji u miratua.
U – U-Boat
Në prill të vitit 1945, vetëm disa javë para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nëndetësja gjermane U-1206 po lundronte në Detin e Veriut jashtë Peterhead në një thellësi prej rreth 60 metrash, kur problemet me sistemin e shtypjes të tualetit shkaktuan një rrjedhje, dhe bëri që uji i detit të hynte në anije. Kur uji ra në kontakt me bateritë e anijes, u krijua gaz helmues, duke e lënë kapitenin të mos kishte mundësi tjetër veçse të dilte në sipërfaqe. U-1206 u zbulua shpejt dhe u sulmua nga avionët Aleatë, duke e detyruar kapitenin të urdhëronte ekuipazhin e tij që të braktiste anijen.
V – Vespasianet
Vespasiennes ishin shurrëtore publike në ajër të hapur që u ngritën për herë të parë në Paris në vitin 1834, në përpjekje për t’i dhënë fund urinimit diskriminues publik (nga burrat). Ato e morën emrin nga perandori romak Vespasiani, i cili, sipas legjendës, vendosi një taksë për mbledhjen e urinës nga tualetet publike romake (ajo përdorej për nxirje e lëkurës dhe në lavanderi). Vespasianet dikur ishin një pamje e zakonshme në rrugët e Parisit; në vitet 1930, kishte mbi 1.200, por tani mbetet vetëm një - në Bulevardin Arago në Arondissement 14.
[caption id="attachment_339663" align="alignleft" width="728"]
Një vespasienne – një urinal publik për burra në distriktin 14 në Paris. Foto: Jacques Demarthon/AFP/Getty Images[/caption]
W – Westonzoyland
Pas humbjes së Dukës së Monmouth në Betejën e Sedgemoor në korrik 1685, kisha e afërt e Shën Mërisë, Westonzoyland u përdor si një burg i përkohshëm për qindra ndjekës të mposhtur rebelë të Monmouth. Dy tualete të rehatshme janë instaluar kohët e fundit në kishë, por asnjë objekt i tillë nuk ekzistonte në kohën e Monmouth ... në llogaritë e atëershme të kishës rezultojnë të shpenzuara 5 sterlina e 8 denarë për temjan, katran dhe rrëshirë për të pastruar ndërtesën pas heqjes së të burgosurve.
X - Xylospongium
Si e fshinin prapanicën romakët? Ata përdornin një sfungjer të ngulur në një shkop që quhej xylospongium. Në banjot publike ato mbaheshin nëpër tube uji që viheshin pranë vendit ku personi ulej për të kryer nevojat personale. Pasi merrej dhe përdorej, ai shplahej dhe pastaj vihej përsëri në vend. Nevojtorja romake e Housesteads në murin e Adrianit e ka ende kanalin me ujë të rrjedhshëm që përdorej për larjen e sfungjerëve. Në një prej shkrimeve të filozofit Seneka, në mesin e shekullit të parë, ai përshkruan se si një gladiator gjerman kreu vetëvrasje duke përdorur një Xylospongium. “Ai kreu vetëvrasje për të kryer nevojat personale – e vetmja gjë që i lejohej të bënte në fshehtësi dhe pa praninën e rojeve – ai mori sfungjerin dhe e zhyti në fyt”.
[caption id="attachment_339664" align="alignleft" width="940"]
Nevojtoret në Murin e Hadrianit ende kanë kanale që përdoreshin për të pastruar xylospongium-ët. Foto: Alamy[/caption]
Y – York
Megjithëse tualetet me pagesë nuk kanë ekzistuar deri në shekullin XIX, krahinat dhe qytetet e Britanisë mesjetare duket se kanë qenë të pajisura mirë me banjot pulike. Banjo e parë publike regjistruar në York ka qenë në një prej harqeve të Ours Bridge. Në vitin 1380, një farë William Graa la një shumë të madhe parash në testamentin e tij, për ndërtimin e këtij tualeti. Një pjesë e mureve të qytetit Conwy përmbajnë 12 nevojtore guri, ndërsa Londra mburret me Longhouse Whittington, një banjo e madhe publike mbi lumin Walbrook. Kjo banjo u hap në vitin 1421 dhe kishte vende për 64 burra dhe 64 gra.
Z – Zagreb
Nëse vizitoni Teatrin Kombëtar Kroat në Zagreb, shikoni tualetin më historik të Kroacisë. Një krijim i mrekullueshëm me porcelan blu dhe të bardhë, u instalua për vizitën e perandorit Franz Joseph I kur hapi siparin e teatrit neo-barok në 1895. Nëse e përdorni atë, do të uleni aty ku janë ulur një mori figurash historike ndër vite, duke përfshirë Franz Joseph, udhëheqësin e Ustashëve Ante Pavelić dhe Marshallin Josip Broz Tito.
Ky tualet në Teatrin Kombëtar Kroat është 'vizituar' nga shumë emra të famshëm. -Foto: Julian Humphrys
*Përktheu pë Politiko.al: Marsel Lela
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38