Flash News

KRYESORE

Aubameyang do largohet, Arsenali e zëvendëson me një gjerman?

Aubameyang do largohet, Arsenali e zëvendëson me një gjerman?

Arsenali tashmë ka një trajner të ri premtues dhe kërkon të bëjë blerje që i përshtaten atij. Mikel Arteta është larguar nga Manchester City, ku punonte si asistent i Pep Guardiolës, për një aventurë të re në Londër.

"Sky Sport" raporton se Arsenali po ndjek me vëmendje sulmuesin gjerman Kevin Volland, i cili aktualisht luan te Bayer Leverkusen. "Topçinjtë" duan të blejnë një blerje urgjente për ofensivën që në merkaton e janarit.

27-vjeçari mund të konsiderohet zëvendësuesi i drejtpërdrejtë i gabonezit Pierre-Emerick Aubameyang, i cili flitet se nuk do të vazhdojë të luajë më tek Arsenali. Ai kërkon më shumë nga vetja dhe ofertat nuk i mungojnë.

Të fundit