Flash News

KRYESORE

Audio-përgjimi/ Denar Biba sulmon mikun e tij, Ledi Bianku: Pse s’u ngrit nga biseda?

Audio-përgjimi/ Denar Biba sulmon mikun e tij, Ledi Bianku: Pse s’u

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka dhënë sërish shpjegime lidhur me adiopërgjimin e publikuar pak ditë më parë në media, mes tij dhe gjyqtarit shqiptar të Strasburgut, Ledi Bianku, lidhur me çështjen e pronave.

Në një prononcim para gazetarëve, Biba insiston se audio nuk është e plotë dhe se gjyqtarit, të cilin e cilëson edhe si mikun e tij, i ka kërkuar vetëm asistencë që të ndihmojë shtetin në pranimin e kërkesës për shtyrjen e detyrimit për çështjen e pronave.

Po ashtu, Biba kritikon Biankun se pse nuk u ngrit nga biseda nëse do të ishte shantazh.

“Ajo ishte bisedë normale mes dy miqsh. Gjyqtari Bianku e ka referuar si qasje të papërshtatshme. Pse nuk e ndau me mua aty për aty këtë qasje, dhe ta komunikonte se mënyra se si i drejtohesha ishte e papëlqyer prej tij. Askush s’ka guximin të publikojë audion e plotë. E gjitha kjo nuk e shqetësoi Strasburgun. Kjo shpjegon shumë, pasi gjykata nuk mbajti qëndrim duke treguar sa e parëndësishme ishte kjo bisedë”, deklaroi Biba.

Ai shtoi se për këtë çështje do të ankohet duke i shkruar një letër kreut të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi.

“Do i shpreh shqetësimin tim për manipulimin e kësaj situate. Biseda u regjistrua pa asnjë lloj mandati mes një gjykatësi dhe punonjësi të shtetit. Është e papranueshme të ndodhë”, u shpreh Biba.

Të fundit