Flash News

KRYESORE

Audio-përgjimi dhe tenderat, këshilltari i Ramës tregon pse nuk reagon kryeministri

Audio-përgjimi dhe tenderat, këshilltari i Ramës tregon pse nuk

Akuzave të Partisë Demokratike të bëra gjatë dy ditëve të fundit, për tendera të cilët kanë shkuar për njerëz të afër të kryeministrit dhe për shantazh ndaj gjykatësit të Shqipërisë në Strasburg, ku u publikua një audio-përgjim, Edi Rama ka zgjedhur të mos u përgjigjet.

Heshtjen e ka thyer, drejtori i Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, i cili reagon për vete shumë rrallë. Në Twitter, Fuga thotë se është e kotë t’u përgjigjesh këtyre akuzave teksa përcakton edhe direktivat për qeverinë dhe kryeministrin që sipas tij janë të vendosur për të çuar para reformat.

“Dje njeri, sot tjetri. Përgojojnë njerëz e hedhin në eter shifra shumëmilionëshe, duke e bërë të kotë që t’u përgjigjesh për çdo budallallëk. KM dhe qeveria janë të vendosur të çojnë përpara reformat dhe të fokusojnë të gjithë vëmendjen tek njerëzit e tek puna në shërbim të tyre”, shkruan Fuga.

Të fundit