Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, Ervin Salianji: Në PD e sollën ‘autoritete të caktuara’, ne kemi bërë verifikimet
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se audio-përgjimi i Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dërguar në selinë blu nga ‘autoritete të caktuara’.
Salianji tha gjatë intervistës në ‘News 24’ se PD kishte bërë të gjitha verifikimet dhe rezulton se audio-përgjimi ku pretendohet se Xhafaj ndihmon një trafikant droge, është autentik.
“Ne kemi bërë të gjitha veprimet që kjo provë e sjellë nga autoritete të caktuara është e vërtetë. Do të thotë se ky audio-përgjim tregon dhe është fakt që Agron Xhafaj merret me trafik droge. Agron Xhafaj i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg nga Italia është sot i lirë. Agron Xhafaj shkon në prokurori dhe bën denoncimin për deputetët e opozitës. Nuk ka rëndësi për publikun se kur është bërë ky përgjim. Fshehja e ministrit të Brendshëm tregon se ai po mbron vëllain. Ne dimë atë që di publiku. Agron Xhafaj vijon aktivitetin e drogës dhe vëllai i ofron mbrotje. Kontestimi i provës nuk ka ndodhur as nga ministri. Xhafaj ka penguar ekstradimin e vëllait të vet duke falsifikuar dokumentet”, tha Salianji.
Salianji tha se PD do t’i bëjë publike të gjitha detajet sepse kjo është një luftë për interesin publik. Sipas tij opozita do përdorë të gjitha format e reagimit dhe se Xhafaj duhet të japë dorëheqjen.
“Ne dimë që personi i përgjuar është Agron Xhafaj. Kjo është një provë që Agron Xhafaj është i implikuar në trafikun e drogës. Detajet e hetimeve tona do t’i bëjmë publike. Agron Xhafaj e vazhdon aktivitetin kriminal dhe Kjo është një luftë për interesin publik. Opozita do përdorë të gjitha format e reagimit. Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen për të shkuar hetimi deri në fund. Nuk do ketë seancë normale në Parlament përderisa një ministër është i përfshirë dhe preket nga ligji anti-mafia. Nuk kam informacion për protestën e nesërme nga PD”- u shpreh Salianji.