Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, opozita padit Edi Ramën: Pengove të vërtetën!
Opozita e bashkuar, PD dhe LSI kanë paditur në prokurori kryeministrin Edi Rama. Dy kryetarët e Grupeve Parlamentare të opozites, ai i PD-së, Edmond Spaho dhe i LSI-së, Petrit Vasili kanë dorëzuar një kallëzim te Prokuroria e Krimeve të Rënda në adresë të kryeministrit Rama.
Në deklaratë për median, pas depozitimit të kërkesës në Prokurori, Spaho u shpreh se bëhet fjalë për audio-përgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Kërkojmë hetim penal ndaj Ramës për pengim të të vërtetës, për fshehje të të vërtetës duke mos dorëzuar provën e ekspertimit në një nga laboratorët më të mirë të botës”, u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edmond Spaho në një deklaratë për median.