Flash News

KRYESORE

Audio-përgjimi, Salianji: Shoku i Ramës përmend emrin tim, Alizotin nuk e njoh

Audio-përgjimi, Salianji: Shoku i Ramës përmend emrin tim,

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se emri i tij nuk është përmendur në asnjë fashikull të prokurorisë.

Ai tha se nuk ka njohje me personin e quajtur Fredi Alizoti dhe se ai është një person i cili ka dal pas publikimit të audio-përgjimit të Agron Xhafajt.

“Për të qenë të sinqertë para publikut në fashikullin e prokurorisë, nuk ka prokuroria asnjë rast të përmendur emrin tim. Një shok i Edi Ramës përmend emrin tim sikur i kisha premtuar 200 mijë euro”, tha Salianji në studion e ‘News 24’.

Deputeti i PD-së shtoi më tej se “Fredi Alizoti është njëri prej aktorëve të cilët Rama ka çuar në audicion për ta përdorur si Agron Xhafaj. As gazetari Jetmir Olldashi nuk e njeh. Është një personazh i ngjallur pas publikimit të audio përgjimit”.

Salianj tha se ai ka pasur kontakte me Albert Veliun (Babalen), të cilit në emër të Partisë Demokratike i ka ofruar garanci për mbrojtjen e jetës së tij dhe familjes.

Deputeti i PD-së u shpreh gjithashtu se prokuroria ka dërguar për ekspertizë materialin e publikuar nga mediat dhe jo atë origjinalin që PD e dorëzoi pranë organit të akuzës.

 

Të fundit