Flash News

KRYESORE

Audiopërgjimi për Agron Xhafajn, Prokuroria thërret të hënën 3 zyrtarët e PD

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për dëshmi në lidhje me audioregjistrimin e vëllait të ministrit Xhafaj, tre deputetët e PD-së, që e bënë publike pak ditë më parë.

Në Prokurori do të dëshmonin deputetët Ervin Salianji, Enkeljd Alibeaj dhe zyrtari i PD, Gazment Bardhi ditën e djeshme, por këta të fundit kërkuan që të thirren në një ditë tjetër për shkak të seancës së djeshme parlamentare.

Kështu, Prokuroria konfirmon sot një njoftim të dytë, duke i kërkuar të paraqiten ditën e hënë në orën 10.00.

ditën e sotme, në orën 10:30, deputetët Ervin Salianji, Enkeljd Alibeaj dhe zyrtari i PD, Gazment Bardhi. Kjo lëvizje e Prokurorisë vjen një ditë pasi sekuestroi audioregjistrimin e PD-së.

Mësohet se shkresa e Prokurorisë për tre zyrtarët ka mbërritur në PD dhe se prokurorë do të jenë P.Kulluri dhe G.Osmanaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi  tre ditë më parë një oficer të Policisë Gjyqësore që të sekuestronte audioregjistrimin. Materiali është dërguar jashtë vendit për ekspertizë të specializuar, për të provuar nëse ka pasur ndërhyrje në të.

Të fundit