Flash News

KRYESORE

Audrey Glover i dërgon letër drejtorit të Policisë për zgjedhjet e 30 qershorit

Audrey Glover i dërgon letër drejtorit të Policisë për

Shefja e misionit të OSBE-OHDIR, Audrey Glover i ka drejtuar një letër drejtorit të policisë, Ardi Veliu.

Në letrën e cila është publike në faqen zyrtare të Policisë të Shtetit, Glover i shpreh mirënjohjen Veliut për bashkëpunimin gjatë misionit për zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Të inkurajuar nga mesazhi i ODIHR-it për bashkëpunimin për procesin zgjedhor të 30 qershorit!”- shkruhet krahas letrës të publikuar në faqen e policisë.

Raporti përfundimtar nga ana e OSHIR për zgjedhjet lokale pritet të publikohet pas dy muajsh.

Zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila i quan ato si të pavlefshme, gjë që e ka demonstruar edhe me protesta të shpeshta.

 

Të fundit