Flash News

KRYESORE

Aurela Gaçe “apokaliptike” në skenë...

Zëri dhe energjia që ajo posedon, janë dy prej faktorëve dominues të jetës së saj. Aurela Gaçe është një nga ato këngëtare që e bën skenën të flasë me gjuhën e saj dhe i jep madhështinë që pak kush di t’ja dhurojë, ajo është shpërthyese dhe nuk e kursen asgjë prej talentit të saj për t’ja servirur publikut.

Mjafton që ajo të ngjitet në skenë dhe gjithçka merr përmasa “apokaliptike”. Aurela nuk resht së komunikuar me fansat dhe dashamirësit e muzikës edhe në rrjetet sociale. Madje në një postim të fundit ajo shpjegon edhe burimin e gjithë energjisë së saj.

“Shumë më pyesin, si nuk lodhesh? Sigurisht që lodhem...por skena, muzika janë frymëmarrja ime dhe unë nuk jetoj dot pa to. Prandaj dhe aty jap gjithçka nga vetja”, shkruan Aurela.

Të fundit