Aurela Gaçe “bën dashuri” shpirtërore me skenën; koncert madhështor tek “Amfiteatri i Tiranës”

Sidrit Bejleri ka vendosur ta quajë gjithë performancën e Aurela Gaçes në koncertin e saj madhështor tek “Amfiteatri i Tiranës si një akt dashurie shpirtërore me skenën poezinë, muzikën, folkun, fjalën, humorin, feminilitetin, koreografinë, ironinë dhe autoironinë, fjalët therëse të realitetit shqiptar, patriotizmin dhe mbi të gjitha me publikun që e mbështet kurdo dhe kudo, si gjithmonë vetëm ajo di.

Gjirthë këto vite karrierë, Aurela i solli në një recital të dedikuar ku solli materiale që nga hapat e saj të parë në muzikë e deri më sot. Të shumtë ishin artistët e pranishëm, të cilët kanë mbështetur këngëtaren në çdo projekt të sajin.

Aurela, është ndër të vetmet këngëtare shqiptare që përkrahet masivisht nga të gjithë kolegët e të gjitha rrymave dhe nga çdo moshë e brez audiencë.

Së fundmi, këngëtarët të cilët kanë një karrierë të konsiderueshme në muzikë, kanë filluar të organizojnë koncerte të karrierë së tyre, ndaj “Amfiteatri i Tiranës” është shndërruar në skenën e recitaleve të tyre.

Ky koncert është mbështetur dhe nga Bashkia e Tiranës, që vazhdimisht përkrah artistët në evente të tilla. Kreu i Tiranës, Erjon Veliaj  shkruan krahas fotove të shkrepura në koncertin e Aurelës:

“Nami 🤣 me Aurelën tek Amfiteatri i Tiranës! Një super publik që nuk reshti së kërcyeri dhe kënduari së bashku me divën e skenës shqiptare, që nga pop-i e deri te muzika popullore. 💃🕺📀 Një mbrëmje e paharrueshme!🥰 “