Flash News

KRYESORE

Aurela Gaçe: Kështu dashkeni ju? Që nesër do të tregoj nga një dashnor

Aurela Gaçe në intervisten e dhënë për Labinot Gashin ku tregoi një nga batutat për këngëtarin dhe kolegun e saj Dashnor Dikon, bëri xhiron në mediat online.

Pas kësaj ka ardhur dhe një reagim nga Aurela, ku thotë se meqe qenka kështu kjo punë çdo ditë do flase për një dashnor. Aurela shprehet se në këtë vend nuk vlerësohet puna.

Statusi i plotë në facebook i këngëtares:

“Ua ua ua ua . Une punoj perdite . Mundohem te bej koncerte reale gjithcka live , ketu ne kete vendin tone ku playback-u "ha buke" me shume . 

Nxjerr kenge e klipe te reja qe me kushtojne kohe e shume te holla, vetem e vetem te jem prane publikut me te reja e live qe te mos i zhgenjej kurre, jap intervista e ato super te sinqerta ku flas per pune.....

por rralle shume rralle perfliten keto gjera neper media. 

Duhej te tregoja nje nga batutat e mija lidhur me fjalen dashnor qe te behej nami. Ama keshtu dashkeni ju? Qe neser nga nje dashnor ja u tregoj  por kam frike se do te kthehem prape tek puna edhe s'do te duket dicka "interesante" per ju. Megjithate ju falenderoj per vemendjen media te dashura. Me dashnor e pa dashnor , une koken drejt si e " nderçme

Ahhhh po shyqyr qe kam publikun qe me ka xhan keshtu edhe me ndjek pikerisht per ate pune e djerse. Kaq kishim per sot😎

Ne fakt mediat nuk me shanin joooo, me fjalet me te mira, por me vjen çudi edhe keq qe pse nuk jeni kaq te zellshem edhe me punen qe behet

Të fundit