Flash News

KRYESORE

Aurela Gaçe kritika për gazetarët: Në fillim pyetet si je pastaj kërkoni mbushës programesh

Aurela Gaçe kritika për gazetarët: Në fillim pyetet si je
Siç e kemi shkruar dhe në lajmet e mëparshme dhe siç edhe mund ta keni parë në postimet e saj, këngëtarja Aurela Gaçe ka qenë e karantinuar për dy javë pasi u kthye bashkë me grupin e saj nga karantina. Në postimet e saj, Aurela tregonte mallin për vajzat si dhe inkurajonte të gjithë ata që ishin në karantinë. Dje, Aurela ka ndarë me fansat e saj momentin emocionues kur u bashkua me vajzat pasi qëndroi e vetme 14 ditë e izoluar dhe nuk kishte asnjë simptomë të koronavirusit. Në një videomesazh për Blitz.al, Aurela tha se vendosi të flasë për ta sepse ishin të vetmit gazetarë që e pyetën si ishte para se t’i kërkonin një prononcim, ndërkohë që gazetarë të tjerë nuk e bënë. “Ndoshta dëshira për të bërë lajmin ose për të na pasur ne nëpër Skype orë e minutë ishte shumë e madhe por duhet të kuptojnë se edhe ne jemi njerëz dhe kemi ankthet tona, kemi frikërat tona që nuk na lënë të jemi njerëzit e gëzueshëm që të tjerët presin që ne të jemi,” thotë Aurela në video. Aurela rrëfeu se edhe ndjekësit pritën prej saj të ishte inkurajuese dhe shpresëdhënëse, pa marrë parasysh se ajo vetë kishte nevojë për kurajo dhe shpresë.
 
View this post on Instagram
 

i falenderoj qe me kuptuan por, pastaj ishte fyese cdo kerkese ! Me elementarja, pyesim nje here si je, pastaj kerkojme mbushësa programesh😔! Kuptohej nga kerkesa se as nuk me ndjekin e as kishin dijeni per asgje nga ato qe shkruaja ketu. thjeshte, na trego si po ja kalon 😂😂😂😂. Nejse. Se kemi halle me te medha se keto . . - ----- ------- ...repost from @blitz.al Per @aurelagaceofficial keto dite nuk kane qene te lehta pasi ndryshe nga ne qe ndodhemi me familjaret tane ajo u vetizolua larg tyre per 14 dite dhe prej dy ditesh eshte ribashkuar me ta. Padiskutim tani eshte pak me e qete, pasi ka ne krah ata qe do me shume por per te nuk ishte e lehte. Aurela tashme po kalon kohe me familjen, po luan me vajzat, ben palester ne shtepi dhe ashtu sic e thote ne video, vuri laps ne sy e shume shpejt do ju shoqeroje duke kenduar sic ajo di te beje.😊 Aurela ka ndermarre dhe nje tjeter veprim, mjaft domethenes! Ndiqni me kujdes videon e pare dhe me siguri ne fund do te ndiheni me mire. Ps: @aurelagaceofficial eshte nje nga mikeshat me te dashura te Blitz.al ndaj dhe e vleresojme shume faktin qe pavaresisht gjendjes shpirterore zgjodhi te ndante me te gjithe ne kete moment nga dita e saj. 🙏🏻 ------ ------- @arberhajdari @fundjavendryshe neser pak gje nga une ,por sigurisht ne jemi ketu per me gjate, e do te vazhdojme,te gjithe bashke. Te 👏👏👏per cfare jeni duke bere si staf faleminderit @labinotsgash ❤qe ishe i pari qe me kuptove. @rudinamagjistari gjithmone, gjithashtu❤

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

Të fundit