Flash News

KRYESORE

Aurela Gaçe për stilin e veshjeve në “Met Gala 2018”: Për ne quhet çmenduri, për botën quhet tendencë

Aurela Gaçe për stilin e veshjeve në “Met Gala

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka rënë në sy gjithmonë për stilin dhe eksperimentet e saj të veçanta në veshje.

Pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë nga “mentaliteti” shqiptar, Aurela ka guxuar duke i lënë pas fjalët.

Ditën e djeshme u mbajt eventi “Met Gala 2018”, ku spikatën shumë veshje të veçanta kryesisht me motive fetare katolike.

Aurela Gaçe, duke marrë shkas nga stili i këtyre veshjeve, ka bërë një krahasim me veshjet e saj që datojnë vite më parë dhe publiku shqiptar i ka konsideruar si çmenduri, ndërkohë që në botë cilësohen si trend.

Kengetarja gjithashtu ka dhënë një vlerësim të madh për stilistët shqiptarë, të cilët kanë mundësuar këto veshje që në ditët e sotme janë trend.

“Kur e bëjmë ne, quhet “çmenduri ”, kur e bën bota, quhet tendencë, mode. Tani, nëse ne i kemi disa njerëz që kanë punuar e punojnë, pse të mos i duartokasim? Apo meqë s’na i njeh bota , nuk u quhet talenti? Veshja bardhë e zi u krijua nga Rezarta Skifteri dhe frymezimin e mori nga teksti i kenges “Me gjysmën e vetëvetes na shkoi jeta”.

Veshja e dyte, krijuar nga Joni Peci që unë të nusëroja siç dua, pra t’ja u dime vlerat edhe këtyre florinjve tanë që mbase nuk kanë prekur Met Gala-të e botës, jo se u mungon talenti të krijojnë, por u mungon dritarja nga ku mund t’i shohë bota. Duartrokitja u takon krijuesve, stilisteve tanë’’, ka shkruar Aurela në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BijKozkAYqG/?taken-by=aurelagaceofficial

Të fundit