Flash News

KRYESORE

Australia do hapë spital virtual për të trajtuar pacientët me Covid-19 që nga shtëpia

Australia do hapë spital virtual për të trajtuar pacientët

Spitali i parë virtual në Australi për pacientët me COVID-19 do të krijohet brenda dy javësh, në mënyrë që të sëmurët të trajtohen nga shtëpia.

Qindra pacientë me koronavirus që paraqiten në departamentin e urgjencës së Spitalit Armidale së shpejti do të lejohen të shkojnë në shtëpi me makina të sofistikuara për të monitoruar shenjat e tyre jetike.

Një ekip mjekësh, i mbështetur nga një program i inteligjencës artificiale, do t'i kontrollojë ata në distancë dhe do t'i sjellë ata në spital nëse gjendja e tyre shëndetësore përkeqësohet.

Ideja erdhi nga profesori McClure, që e kishte menduar një gjë të tillë për vite me radhë, si një mënyrë për të ofruar një kujdes më të mirë shëndetësor në zonat rajonale.

Por nevoja e papritur për t'u kujdesur për mijëra pacientë me koronavirus e ka bërë që ai të përfundojë projektin me rreth 1 milion dollarë fonde nga universiteti.

Nëse plani rezulton i suksesshëm, ai shpreson t'i kërkojë qeverisë federale fonde.

Përmes projektit, i cili fillimisht do të testohet në Neë South Wales, ndërsa më pas në gjithë vendin në rast suksesi, 200 pacientëve të trajtuar në spitalin në Armidale do t’u monitorohen ritmi i zemrës, frymëmarrja, temperatura dhe tensioni.

Në Australi deri më tani janë konfirmuar 3.969 raste me COVID-19, ndërsa 16 persona kanë humbur jetën.

smh.com

Të fundit