Flash News

KRYESORE

Australia mund të nisë vaksinimin anti-covid në janar 2021

Australia mund të nisë vaksinimin anti-covid në janar 2021

Australia thotë se do të sigurojë gati 85 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit nëse dy provat arrijnë rezultate premtuese.

Kryeministri Scott Morrison tha se vendi kishte arritur dy marrëveshje që do të lejonin që dozat  të përdoreshin  në 2021 nëse ato miratoheshin për përdorim, shkruan BBC.

Kryeministri Morrison vlerësoi se kostoja ishte 1.7 miliardë dollarë .

25 milionë banorë të Australisë mund të fillojnë të marrin doza nga janari edhe pse "nuk ka asnjë garanci", tha ai.

"Sidoqoftë marrëveshja e vë Australinë në krye të radhës, nëse ekspertët tanë mjekësorë i japin vaksinës dritën jeshile", tha kryeministri.

Një vaksinë është nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca, ndërsa tjetra është  nga Universiteti i Queensland dhe CSL. Të dyja ka shumë të ngjarë të kërkojnë që njerëzit të marrin nga dy doza.

Australia ka regjistruar më shumë se 26,000 raste koronavirusi dhe 769 vdekje, shumica në dy muajt e fundit pas një shpërthimi në Victoria.

Të fundit