Flash News

KRYESORE

Austria konfirmon rastet e para të prekura me coronavirus, dy të rinj

Austria konfirmon rastet e para të prekura me coronavirus, dy të rinj

Austria konfirmon dy rastet e para të infektuar me coronavirus, njoftuan autoritetet vendase.

Këto janë rastet e para në vend pas shpërthimit të virusit në veri të Italisë. Bëhet fjalë për dy 24-vjeçarë, të cilët pasi kanë rezultuar pozitivë janë vendosur në karantinë në një spital në Innsbruck, në Tirolit, i cili kufizohet me Italinë, sipas guvernatorit të Tirolit, Guenther Platter.

Njëri prej tyre është nga Lombardia, një nga rajonet italiane më të goditura nga Covid-19, por ende nuk është e qartë se si të dy kontraktuan virusin. Të dy vuajnë nga ethet, por janë në një gjendje të qëndrueshme.

Italia, e cila kufizohet me Austrinë, ka parë një kërcim të madh në raste ditët e fundit. 11 persona në Itali kanë vdekur deri më tani pasi u infektuan, të gjithë ose të moshuar ose kishin më parë probleme kritike shëndetësore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, epidemia ka arritur kulmin në epiqendrën e saj në Kinë, ku ka vrarë më shumë se 2.600 njerëz dhe ka infektuar mbi 77,000 të tjerë.

Të fundit