Flash News

KRYESORE

Austria kusht për hapjen e negociatave: Arrestoni “peshqit e mëdhenj”, jo njerëzit e thjeshtë

Austria kusht për hapjen e negociatave: Arrestoni “peshqit e

Austria e mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë, por Bashkimi Europian kërkon fakte se ky vend po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta. Kështu ështe shprehur Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler për emisionin Diplomaticus në televizionin ‘News 24’.

“Konkluzionet e Këshillit të BE-së janë mëse të qarta. Kur vjen çështja te Shqipëria kushtet dihen mirë. lufta kundër krimit të organizuar që shkon në nivele të larta. BE kërkon fakte dhe emra. Kemi parë gjatë viteve të kaluara disa përpjekje të mira, por kanë qenë kryesisht të nivelit të ulët apo të mesëm. Duam të shohim që kjo luftë bëhet në nivelet e larta. E njëjta kërkesë është edhe sa i përket korrupsionit. Ka disa padi dhe dënime, por janë të nivelit të ulët apo të mesëm. Nevojitet që të kalohet në nivelet e larta” deklaron ambasadori Austriak.

Austria në fillim të muajit korrik mori presidencën gjashtë mujore të Bashkimit Europian, ku fokusi kryesor do të jetë i përqëndruar tek çështjet e emigracionit.

Të fundit