Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Austria miraton ligjet raciste, ndalon shpërndarjen e Kuranit dhe detyron emigrantët të kryejnë punë të pa paguar
Mbulimi i plotë i grave në vende publike do të dënohet në Austri me gjobë. Paralmenti në Vjenë konfirmoi ligjin që kishte vendosur qeveria që në muajin mars. Koalicioni midis partisë Social-Demokrate (SPë) dhe Partisë Konservatore (ëVP) votuan pas turbulencave të shumta për paketen e integrimit, raporton DW.
Dënimi për gratë që të mbajnë burka në vendet publike do të jetë 150 Euro, ky ligji do të hyjë në fuqi nga muaji tetor. Ligji është kundërshtuar ashpër nga Partia e Gjelbër dhe nga partia e djathtë FPë. Për këto të fundit ligji duhej të ishte edhe më rigoroz. Organizatat jo qeveritare si dhe kisha janë kundër këtij vendimi dhe mendojnë se ndalimi nuk është zgjidhja e këtij problemi.
Ligji kundër mbulimit me burka është pjesë e paketës për intergrim, në të cilin bën pjesë edhe ndalimi i përhapjes së Kuranit. Kjo masë e fundit shpresohet të jetë një hap i rëndsishëm për të ndaluar përhapjen e mendimeve radikale nga salafistët.
Ligji gjithashtu parashikon edhe një detyrim për të gjithë që shkojnë një vit në kurse integrimi, për të mësuar gjuhën dhe vlerat e shoqërisë. Ky vendim vlen për refugjatët që kanë marrë leje qëndrimi dhe për ata që kanë mundësi reale për marrjen e lejes së qëndrimit. Po ashtu të gjithë refugjatët do të detyrohen të bëjnë punë të pa paguar në komunitet. Me këto masa pretendohet se emigrantët do të përgatiten për tregun e punës në Austri.