Austria në zgjedhje të parakohshme pas video-skandalit, Gjata: Ajo është Evropa ku kërkojmë të shkojmë

Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore të PD-së i është referuar rastit të pak ditëve më parë në Austri, ku kancelari dhe zëvendësi i tij dhanë dorëheqjet pas publikimi të një video-skandali.

Madje, dje u kërkua që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat pritet të zhvillohen në shtator. Në një intervistë për ‘A2 CNN’, Gjata thekson se ky është shembulli që kërkon opozita edhe në protesta.

“E patë qytetërimin, njerëzit? Ishte në tentativë skandali, dhe dy veta dhanë dorëheqjen. Nuk pritën gjykatat, ata, se gjerat zgjidhen politikisht. Këtë po kërkojmë përditë në protestë edhe ne, ajo është Evropa ku kërkojmë të shkojmë”, u shpreh Gjata.

Sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Gjata deklaroi se kjo është e pamundur.

“Ne pamë që po bëhen manipulime në regjistrimin e kandidatëve. Do të ishte një problem edhe kur zgjedhjet të shtyhen, se kandidatët ato do të jenë”, thotë Gjata. Në këtë pikë ai kërkon që KQZ të mos shprehet politikisht, të qëndrojë teknike dhe mos t’i japë mend kujt, se kush është parti parlamentare dhe kush jo”.  Bindja është formalisht parti opozitare, por cilësohet si “pjesë e opozitës së krijuar nga Rama, ka lënë një shije të keqe sesi është themeluar brenda ditës”.