Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Autenticiteti i audio-përgjimit, Basha i përgjigjet Ramës: Nëse s’do ishte e vërtetë, pse je vënë prapa bashkëpunëtorit X?
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama një ditë më parë se materiali i audio-përgjimit nuk është autentik.
Basha ngre pyetjen se nëse materiali nuk do të ishte i vërtetë, siç pretendon Rama, atëherë pse policia është vënë në ndjekje të bashkëpunëtorit X, që shfaqet në një bisedë me Agron Xhafajn?
Kryedemokrati thekson po ashtu se Agron Xhafa nëpërmjet vëllait ministër, Fatmir Xhafajt ka emëruar drejtorin e policisë së shtetit dhe atë të Vlorës.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Sot Fatmir Xhafaj duhej të ishte shkarkuar nga detyra, Agron Xhafaj duhet të ishte në arrest në Shqipëri dhe nën hetim. Pasuritë e familjes Xhafaj duhet të ishin në hetim sipas ligjit antimafia,por dje është përcjellë me ngut në Itali, fshehtas dhe me urgjencë. Ndërsa Rama dhe Xhafaj janë të zënë me një punë tjetër, se çfarë do ta marrim vesh shumë shpejt.
Prej 9 ditësh shqiptarët kanë dëgjuar fakte të pranuara edhe nga vetë ministri. Fakti se Agron u kap nga policia Italiane dhe DEA u mohua për vite me radhë, por u pranua këtë herë edhe nga vetë Agron Xhafaj. Fakti se është dënuar me vendim të formës së prerë u mohua, por u pranua. I bëri bisht drejtësisë, është fakt se nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim në Itali e Shqipëri. Deri dje ishte në Shqipëri, në Vlorë. Ndërroi identitetin në Geron dhe vazhdonte aktivitetin e tij kriminal të drogës.
9 ditë pa asnjë përgjigje, qëndrim dhe dje papritur niset fshehtas në Itali, jo siç ekstradohen të dënuarit, por në avionin e linjës ku as nuk i vunë pranga, por u përshëndet me policët dhe hipi në avion.
Çfarë fshihet pas kësaj ngutje, policia duhet ta kishte ndaluar, Prokuroria duhet të kishte nisur urgjent hetimit. Këto 72 orë tjetër urdhër policisë ndaj dëshmitarit X. Ai dhe familja e tij janë nën presionin e tmerrshëm policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe atij vetë.
Nëse s’do ishte e vërtetë, pse i janë vënë prapa dëshmitarit X? Nga e di policia e Xhafës kush është dëshmitari X? E dinë fare mirë se gjithçka në atë bisedë është e vërtetë. Kamikazët Marku dhe Prela nuk veprojnë, Agron Xhafaj ka emëruar me urdhër të ministrit shefat e policisë nga Ardi Veliu dhe atë të Vlorës.