Flash News

KRYESORE

Autoblinda dhe snajpera, fotot që tregojnë si është rrethuar godina e Kryeministrisë

Autoblinda të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, snajperistë dhe kamera mbi godina dhe një numër i konsiderueshëm efektivësh, kjo është situata aktuale në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Godina e Kryeministrisë është rrethuar nga një numër i madh efektivësh dhe ruhet me snajpera dhe kamera.

Protestuesit kanë filluar tashmë të mblidhen aty, ndërkohë që pritet t’u bashkohen Lulzim Basha i PD-së dhe Monika Kryemadhi e LSI-së.

Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, i akuzuar për përfshirje në skandale të shumta korruptive.

Të fundit