Flash News

KRYESORE

Autobusi del nga rruga në Serbi, 9 shqiptarë të plagosur

Autobusi del nga rruga në Serbi, 9 shqiptarë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prokupljes të Serbisë, ku si pasojë e aksidentit të një autobusi kanë mbetur të plagosur nëntë shqiptarë.

Sipas mediave serbe 9 pasagjerët ishin në autobusin e një firme shqiptare që udhëtonin nga drejtimi i Nishit në Kosovë.

Nuk dihen ende shkaqet e daljes së autobusit nga rruga, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në një spital në Prokuplje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vijojnë akoma.

Të fundit