Flash News

KRYESORE

Autobusi me shqiptarë sulmohet në Serbi

Autobusi me shqiptarë sulmohet në Serbi

Një autobus i Kosovës me pasagjerë shqiptarë është sulmuar në territorin e Serbisë ditën e sotme. Sipas mediave kosovare, autobusi që po kthehej nga Gjermania është qëlluar me gurë nga persona të paidentifikuar.

Fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Shenja e një guri të hedhur dallohet në xhamin e parë të autobusit të linjës Koln-Prishtinë.

Kujtojmë që ditën e sotme ka patur tensione në veri të Kosovës, gjatë vizitës së presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Të fundit