Flash News

KRYESORE

Autobusi përfshihet nga flakët te sheshi "Shqiponja" në Tiranë (VIDEO)

Një autobus është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të sheshit "Shqiponja" në Tiranë. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia që bënë të mundur fikjen e zjarrit. 

Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Nga informacionet e para mësohet se zjarri ra në motorin e autobusit, shkruan Ora News. 

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit