Flash News

KRYESORE

Autobusi shpërthen në flakë në ecje, digjen të gjallë 52 persona

Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët në ecje ku si pasojë janë djegur për vdekje 52 persona.

Ngjarja ka ndodhur në Kazakistanin perëndimor, ndërsa vetëm pesë vetë arritën të shpëtonin nga flakët vdekjeprurëse, mes tyre dy shoferët e autobusit.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në një autostradë në rajonin Aktobe të Kazakistanit, tha në një deklaratë zëdhënësi i Komitetit të Emergjencave të Ministrisë së Brendshme, Ruslan Imankulov.

Në bordin e automjetit udhëtonin 55 pasagjerë dhe dy shoferët. Ndërkohë të mbijetuarit janë aktualisht duke u mjekuar nga mjekët. Të gjitha viktimat ishin shtetas të Uzbekistanit fqinj, tha Komiteti i Emergjencave të Kazakistanit.

Në një konferencë për mediet, autoritete deklaruan se shkak për zjarrin dyshohet të jetë një qark i shkurtër.

 

Të fundit