Flash News

KRYESORE

Autokrati pro-NATO bashkon Bashën dhe Ramën

Autokrati pro-NATO bashkon Bashën dhe Ramën

Pasi kryeministri Edi Rama mbështeti publikisht Milo Gjukanoviçin në garën për president të Malit të Zi, të njëjtën mbështetje ka dhënë edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Katër ditë përpara zgjedhjeve, Basha ka vlerësuar kandidaturën e Gjukanoviçit dhe personalitetin e tij, si një alternativë e provuar në mbështetje të orientimit perëndimor të Malit të Zi. Në reagimin e Bashës thuhet se Gjukanoviç ka një rekord të mirë bashkëpunimi me faktorin shqiptar në Mal të Zi.

Mbështetja e Tiranës për Gjukanoviç vjen edhe si rrjedhojë e faktit se Gjukanoviç ka përballë në garë një kandidat pro serb dhe kundër NATO-s. Mladen Bojanic është një politikan që mbështetet fuqishëm nga Fronti Demokratik, i dominuar nga serbët dhe ardhja e tij në krye të Presidencës malazeze mund ta rikthejë vendin fqinj në linjën pro-serbe dhe pro-ruse, nga e cila është larguar pas anëtarësimit në NATO.

Sa i përket Milo Gjukanoviç, ai dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2016-të, pas grushtit të dështuar të shtetit, i organizuar nga agjentët rusë. Ai është në pushtet që prej vitit 1991, duke mbajtur për disa mandate postin e kryeministrit dhe të presidentit, ndërkohë që akuzohet nga shumë organizata si autokrat që ka kontroll absolut në Mal të Zi. Ndaj tij janë ngritur shpesh herë edhe dyshime për pasurinë e madhe që zotëron.

Reagimi i Bashës:

Zgjedhjet e se dieles ne Malin e Zi jane nje ngjarje e rendesishme per zhvillimet politike ne fqinjin tone verior, por dhe me ndikim ne zhvillimet e rajonit drejt perspektives euroatlantike te tij.

Dy alternativat jane te qarta, njera ne fuqizimin e rruges euroatlantike te Malit te Zi dhe tjetra qe therret per te kunderten.

Vleresoj kandidaturen dhe personalitetin e Milo Gjukanovic si alternativa e provuar dhe ne mbeshtetje te orientimit perendimor te Malit te Zi.

Gjithashtu z. Gjukanovic ka nje rekord te mire bashkepunimi me faktorin shqiptar ne Mal te Zi. Shqiptaret i jane mirenjohes per mbeshtetjen qe i ka dhene popullsise kosovare gjate luftes ne Kosoves.

Milo Gjukanovic ka nje kontribut thelbesor ne fuqizimin e zhvillimin e linjes proeuropiane dhe, gjithashtu, ne realizimin e anetaresimit te Malit te Zi ne NATO.

Kjo ben padyshim Malin e Zi dhe Milo Gjukanovic nje partner te afert me te gjithe faktoret ballkanike, qe projektojne dhe punojne per Ballkanin e vlerave Euroatlantike.

Për këto arsye PD dhe unë mbështesim plotësisht kandidaturën e tij dhe shprehim gjithashtu besimin se, si president, Gjukanovic do te jete nje shtyse pozitive qe faktori shqiptar ne Mal te Zi te jete pjese e qenesishme e respektuar dhe funksionale ne zhvillimet politke dhe shteterore, si nje hap i sigurte per te realizuar aspiratat e tyre per integrim dhe prosperitet demokratik te popullesise shqiptare ne Mal te Zi.

Të fundit