Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shtëpia botuese "Onufri" në këtë edicion të Panairit të Librit “Tirana 2018”, vjen me tituj të rinj të disa prej autorëve më të mirë bashkëkohor shqiptar, si: Mehmet Kraja, Mira Meksi, Ridvan Dibra, Virion Graci si edhe Agron Tufa me ribotimin e romanit "Fabula rasa", të rishikuar.
Autorët do të jenë prezent në ditët e panairit, ku do t'ju promovohet vepra, si dhe në bashkëbisedim me gazetarët.
Ata do të promovojnë veprat e mëposhtme:
Romani “Prishtina” nga Mehmet Kraja
Është një rrëfim tronditës për qytetin e palumtur dhe njerëzit e tij, të cilët për një aq të gjatë e pritën lirinë. Roman i nxehtë dhe i drejtpërdrejtë , i veçantë në letrat shqipe, që ndoshta të gjithë lexuesit nuk bien në një mendjeme shkrimtarin, por me siguri i vë në mendime të gjithë. Narratori dhe protagonisti identifikojnë njëri-tjetrin, fate njerëzish pleksen në një botë midis reales dhe fiksionit. Duke qenë romancier me përvojë, Mehmet Kraja i zotëron të gjitha teknikat bashkëkohore shkrimore, prandaj vjen aq e fuqishme tabloja që krijon. I freskët dhe krijues, me një gjuhë që shpesh i kalon kufijtë e shprehjes, përveçse në përshkrime, kësaj radhe bëhet depërtues edhe në meditim.
Me këtë udhëtim nëpër lagjet,rrugicat dhe fatet e njerëzve “të lirë” të Prishtinës Kraja shkon nëpër të gjithë organizmin ku merr frymë qyteti i tij. I shoqëruar ky udhëtim me një ‘luftë’ të brendshme të pranimit dhe njohjes së realitetit.
Novela “Hakmarrja e Kazanovës” nga Mira Meksi
Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason...
Kujtimi i ardhur befas nga fëmijëria zbulon një dashuri të pathënë dhe një krim të vjetër pasioni.
E fshehta e dashurisë së përjetshme ndodhet në Malin e shpirtrave në një qytet legjendash në Spanjë. Deri ku shkon lidhja që krijohet mes shkrimtarit të madh dhe lexuesit të tij?
Mikja e zemrës kthehet nga vdekja për të shprehur një mirënjohje vrastare.
Në ujërat e pasqyrave të moçme veneciane me cipë mërkuri vallëzohet flamenko me taka metalike.Mira Meksi vazhdon ta mbajë të mbërthyer lexuesin në magjinë e novelave dhe tregimeve të saj në librin e ri “Hakmarrja e Kazanovës”.
Romani “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” nga Ridvan Dibra
I mbështetur mbi një monodramë të hershme të autorit, por me ndryshime thelbësore në strukturë e përmbajtje, vjen romani i ri i shkrimtarit Ridvan Dibra me titullin “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, i cili do t’i paraqitet lexuesit në Panairin e Librit Tiranë (14 - 18 tetor 2018).
Në qendër të veprës është fati i një femre me emrin Madalenë - përqendruar në tri periudha të rëndësishme e vendimtare të jetës së saj: në moshat 15, 25 e 40 vjeçe, ku përcaktuese bëhet sidomos etapa e parë, ajo e adoleshencës. Sepse pikërisht në këtë periudhë problemi numër një i Madalenës, shqetësimi i saj kryesor bëhet humbja e virgjërisë. Dhe këtu nis tjetërsimi e absurdi i këtij karakteri: Madalena nuk e vuan virgjërinë si fakt në vetvete (ajo është e zënë me mjaft angazhime shkollore - artistike), por sepse në grupin e saj prej pesë shoqesh vetëm ajo deklarohet e virgjër. Duke qenë e tillë, domethënë e virgjër, ajo tallet e përbuzet vazhdimisht nga shoqet e saj, tallje e përbuzje që veçse shtohen dhe ia bëjnë ferr ekzistencën. Në rrethana të tilla ajo vendos të kërkojë ndihmë. Po ku? Institucionet që mund t’i gjendeshin pranë e ta ndihmonin, si Familja, Shkolla, Shoqëria, janë në krizë të plotë e të denatyruara. Derisa Madalena vendos një ditë: të zhvirgjërohet! Krejt pa dëshirën e saj. Në rastin më të parë që do t’i krijohet. Dhe ai rast paraqitet diku në banjat e pista të shkollës së saj. Kështu, ajo që duhej të ishte përvoja e parë, e bukur dhe e papërsëritshme në jetën e kësaj adoleshenteje 15 vjeçare, kthehet në një akt mekanik, banal e vulgar.
Nën shenjën e këtij “vendimi” të hershëm e të detyruar (të tjerët, koha, mjedisi), përmes episodesh e situatash sa absurde e groteske, aq edhe tragjikomike, në një trajtim thuajse përherë ironik e parodik, pasqyrohen edhe dy etapat e tjera nga jeta e Madalenës, por dhe e katër shoqeve të saja. Dhe në fund të romanit lexuesi ndoshta pyet:
Ishte jeta dhe fati i një femre me emrin Madalenë? A jeta dhe fati i femrës shqiptare? Apo jeta dhe fati i femrës në përgjithësi?
Përtej fabulës interesante e tejet provokuese, Dibra, në gjurmët e veprave të tija më të mira, na sjell një roman të strukturuar saktë e bukur, me gjuhë e fraza të përpunuara plot ndjeshmëri e hijeshi. Ndërtimi i rrëfimit në vetën e parë, përfshirja e vetë autorit (Ridvan Dibra) si personazh në vepër, komunikimet e shpeshta e të drejtpërdrejta të heroinës me lexuesit e vet etj. janë disa prej elementeve të tjerë, që besojmë se do të zgjojnë interesim e vëmendje. Për kureshtjen e lexuesve, bëjmë me dije se monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” mbi të cilën edhe është mbështetur ky roman, do të vihet në skenë nga regjisori kosovar Ben Apolloni dhe aktorja Arjola Demiri.
Romani “Pëllumbat i vrasin natën” nga Virioni Graci
Me një ironi sarkastike nĕ kĕtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezĕrve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendëshme, instinktive e patologjike të njerëzve të rëndomtë tjetërsuar prej pushtetit pa caqe, dehumanizuar deri në barbari.
Autori ndërton raportet midis individit dhe historië ku të vërtetat vetjake me të vërtetat historike, të përgjithshme
Jeta e romanit është pas viteve 2000 ku personazhet rrëfejnë diktaturën, të shkuarën e jetës së tyre përmes të cilëve Graçi na shfaq një kërshëri pothuaj të pangopur, e të provokuar mbi ndjenjat, çfarë përjetimesh mbartin bashkëkohësit e tij. Një roman shumëplanësh, që tëçon ndërgjegjen në të shkuarën e rikthen në të tashmen, duke mbajtur një nga , vetëpersonazhet më të brishtë në epiqendër, Netën, e cila falë shoqërisë me zogjtë, pëllumbat i ka shpëtuar izolimit, vetëvrasjes e çmendurisë. Graci bëhet therës me ironinë e tij kur merr historinë tonë politike të këtyre 30 viteve, si politika mban raportet me pushtetin dhe në anën tjetër vë individin shqiptar, Njeriun në përpjekje për të ruajtur dashurinë dhe dhimbjen, për Tjetrin.
Në këtë kontekst duke parë më dyshim ndryshimet politike të bëra më ’90-ën, me ndërrimin e sistemeve, Graçi shkon në një diagnozë të dhimbshme për fatin e individit: si njeriu nuk ndërton dot në këtë vend një guidë vetjake, prespektivë të detajuar individuale.
Romani “Fabula Rasa” nga Agron Tufa
Personazhi i Agron Tufës, përmes një dueli real dhe metaforik vihet në kërkim të vetvetes drejt shpalimit të shtresimeve të identitetit moral, psikologjik, drejt profilit shpirtëror.
Dualizimi i njeriut, përpjekja e tij për ta mbytur realitetin duke kërkuar shpëtim në lexim, në libra, në një botë të cilën ai përpiqet ta ndërtojë brenda asaj që jeton, është përpjekje e stërmundimshe e njeriut për të shpëtuar nga hiçi, nga krimbi që rritet brenda shpirtit të tij e që e përcakton deri në skaj prejardhjen prej krimbaçëve të mëdhenj. Bashkudhëtar i fatit të Martinit është Edipi. Veprimi që zgjedh Edipi për të shpëtuar fatin e tij të mëtejshëm është vetëm një vazhdimësi e formës së përdhunshme të pararendësve me të cilët ai mendonte se ndahej plotësisht, e që të kujton një marrëdhënie inçesti. Një fije në të cilën personazhi kërkon të kapë fatin e vet e ta shpëtojë është Lilita. Përdorimi i emrit Lilita prej autorit të shpie në legjendën sipas të cilës Lilita është gruaja e parë e krijuar para Evës e cila u destinua si grua që sjell vetëm shkatërrim, zjarr, disfatë, mort.
"Personazhi i Agron Tufës, përmes një dueli real dhe metaforik vihet në kërkim të vetvetes drejt shpalimit të shtresimeve të identitetit moral, psikologjik, drejt profilit shpirtëror."- ka thënëKadare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38