Flash News

KRYESORE

Autori i masakrës në Las Vegas, kishte plan për një sulm të dytë

Autori i masakrës në Las Vegas, kishte plan për një sulm

Nga hetimet e kryera  deri tani në lidhje më masakrën e Las Vegas, ku mbetën të vrarë 59 person adhe u plagosën 500 të tjerë, policia bën me dije se Stephen Paddock kishte dhe një planë B nëse do të mbijetonte, plan i cili konsistonte në atë të një sulmi tjetër.

Nga kontrollet e kryera në pas sulmit, policia gjeti një sasi të madhe municionesh në makinën e tij dhe për këtë dyshohet se ai mund të ketë pasur një planë B për një sulm tjetër të mundshëm.  Edhe fakti që Paddock kishte marr një apartament me qira më pamje nga një tjetër koncert muzikor i cili do të mbahej pak më vonë i shtonë dyshimet për planin B të tij.

Nga zbulimet e deri tanishme, sherif Joseph Lombardo bën me dije se ai mund të ketë pasur bashkëpunëtor. Ishte folur dhe më parë se ai një ditë para sulmit ai ishte vizituar nga dikush, pasi u gjet një fatur me porosi për dy persona, megjithatë është ende herët për të dal në përfundime.

Burime për mediat amerikane thonë se Paddock kishte qëlluar dhe në drejtim të një rezervuari të madh me karburant ku pranë tij ndodhej hangari i avionëve privatë. Njëri prej plumbave e kishte shpua masën rrethuese të rezervuarit, po që për fat të mirë nuk shpërthe se në të kundërt situata do të ishte dhe më e rënd.

 

Të fundit