Flash News

KRYESORE

Autoritetet italiane konfirmojnë, ish-gjyqtari Thanza i dënuar për vjedhje

Autoritetet italiane konfirmojnë, ish-gjyqtari Thanza i dënuar

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se ish-gjyqtari Admir Thanza rezulton i dënuar për vjedhje në shtetit fqinj.

Ishte OMN-ja e cila  bëri të ditur dënimin e gjyqtarit teksa ky i fundit ishte në procesin e vettingut, dhe pas kësaj prokuroria nisi hetimet. Si pjesë të hetimit ishte edhe dërgimi i një letërporosie në Itali për të marrë informacion sa i takon këtij dënimi. Përgjigje e cila tashmë ka mbërritur pranë organit të akuzës.

Edhe vetë ish-gjyqtari e ka pranuar në prokurori dënimin por në formularin e dekriminalizmit nuk e kishte deklaruar atë.

Admir Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje 1999, kohë në të cilën ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.

Të fundit