Flash News

KRYESORE

Autostrada Tiranë-Durrës mbyllet më 4 Janar, si do devijohet trafiku

Autostrada Tiranë-Durrës mbyllet më 4 Janar, si do devijohet

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e mbyllur në datën 4 janar në afërsi të zonës së njohur si mbikalimi i Rinasit. Vendimi vjen për shkak se është parashikuar do të fillojë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy (2) tombinove.

Për arsye të këtyre punimeve, ARRSH ka bërë të ditur edhe planin e devijimit të trafikut.

  1. Autostrada Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.
  2. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.
  3. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

Të fundit