Flash News

KRYESORE

Avdullah Hoti i kthen vizitën Ramës, axhenda e takimeve nesër në Tiranë

Avdullah Hoti i kthen vizitën Ramës, axhenda e takimeve nesër

Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët, kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet të kryejë një vizitë zyrtare nesër (3 korrik) në Tiranë.

Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, Hoti pritet të kryejë disa takime në kryeqytetin shqiptar si me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha etj.

Axhenda e takimeve:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.

11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një vizitë dy-ditore në Prishtinë, pas aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.

Të fundit