Flash News

KRYESORE

Aventura e ‘çmendur’ e Will Smith për 50-vjetorin e lindjes

Will Smith, një nga aktorët, këngëtarët më të dashur në rang ndërkombëtar kishte dje ditëlindjen dhe ka mbushur plot 50 vjeç.

Këtë ditë, ai vendosi ta festojë në një mënyrë shumë të veçantë dhe plot adrenalinë. AI ka provuar të bëjë një hedhje të lirë nga helikopteri në Grand Canyon.

Nga fotot e publikuar më pas, Will duket se ka shijuar në maksimum këtë eksperiencë ndryshe.

Pas kësaj aventure Will kishte edhe një mesazh për të dhënë në 50-vjetorin e lindjes. “Jeta është e vështirë, mund të lëndohesh, zemra mund të thyhet, mund ta humbësh punën, por duhet të provosh”, u shpreh Smith.

Të fundit