Flash News

KRYESORE

"Aventurat e Lelos - Labirinthi", nesër premiera e filmit të animuar

Nesër do të jepet premiera e filmit të animuar "Aventurat e Lelos - Labirinthi" në AQSHF dhe CINEMANIA. Ky film vjen me regji të Endri Beqos dhe Fatjon Allas dhe me producent Jaklid Gacen.

Filmi do të shfaqet në sallën e projeksionit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, më datë 4 shtator, në ora 11:00.

Gjithashtu, do të shfaqet edhe filmi artistik me metrazh të shkurtër “Një film i premtuar” (Ne kemi Diellin) me regji nga Petrit Ruka dhe producent Florenc Papas. Hyrja falas është falas për të gjithë ata që kanë dëshirë të kalojnë një ditë ndryshe në kryeqytet.

Të fundit