Flash News

KRYESORE

Avionë ushtarak serb në Preshevë, KFOR: Asnjë kërcënim

Avionë ushtarak serb në Preshevë, KFOR: Asnjë

Pas lajmit lidhur me fluturimet e avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, ka reaguar KFOR. Në deklaratë, KFOR fton gjithë qytetarët të jetë e qetë sepse nuk ka kërcënime teksa sqaron se autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se po bëjnë një provë për stërvitjen taktike e cila është planifikuar për ditën e nesërme.

“Duke iu referuar fluturimit të avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, KFOR po kryen kontrollet e pritshme.

KFOR-i po monitoron situatën dhe fton gjithë popullsinë të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se po bëjnë një provë për stërvitjen taktike ‘Sadejstvo 2108’, e cila është planifikuar për nesër”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Të fundit