Flash News

KRYESORE

Avioni pëson defekt, kaos në Rinas; pasagjerët me orë të tëra në pritje

Avioni pëson defekt, kaos në Rinas; pasagjerët me orë

Avioni i kompanisë ‘Albawings’ i cili kishte planifikuar udhëtimin nga Tirana për në Bari në orën 16:55 ka pësuar defekt dhe për këtë arsye fluturimi është anuluar.

Kjo ka bërë që pasagjerët të qëndrojnë me orë të tëra në ambientet e aeroportit ‘Nënë Tereza’ pa e fshehur irritimin.

Pritet që tashmë të mbërrijë nga Roma një avion dhe fluturimi është njoftuar se do të bëhet në orën 21:00. Gjatë ditës së sotme, ka pasur vonesa edhe me fluturimet e kompanisë “Blue Panorama” në linjat drejt Romës, Pizas dhe Xhenovas.

Të fundit