Flash News

KRYESORE

Avni Rustemi 'rigjykohet' në Vlorë. Formati surprizë në Teatrin 'Petro Marko' 

'Dy krisma në Paris', një pjesë klasike e teatrit shqiptar, me skenar të Pëllumb Kullës dhe Sheri Mitës, ka ardhur në skenën e Teatrit 'Petro Marko' të Vlorës me një format surprizë. Pjesa është vënë në skenë nga studentë të Universitetit të Vlorës të cilët studiojnë në degë të ndryshme, pa lidhje me aktrimin apo artet. Aktorët e 'Dy krisma në Paris' janë studentë të profileve të ndryshme sie Juridiku, Gjuhët e huaja dhe Infermieria. 

Regjisor i 'Dy krisma në Paris' është Kriks Dumo. Ai i tha politiko.al se është munduar të sjellë në skenën  e Teatrit të Vlorës diçka të re, ndryshe nga teatri klasik. I kësaj risie, me sa duket, ka qenë edhe inskenimi i pjesës me aktorë-studentë që nuk kanë lidhje 'profesionale' me aktrimin, por e duan artin gjithsesi.

Regjisori Dumo nuk harron të përmendë mbështetjen e shefit te Departamentit të degës së Drejtësisë në Universitetin 'Ismail Qemali' të Vlorës, Erjon Hitaj dhe pedagogëve Ilir Kanaj dhe Ertil Meçaj. Pa harruar edhe ndihmës regjisorin Kujtim Sako, dhe atë që ai quan nismëtar  të këtij projekti studentin, Tomka Ngresi.

Subjekti i 'Dy krisma në Paris' është i njohur dhe flet për vrasjen e Esat Pashë Toptanit nga Avni Rustemi dhe procesin gjyqësor të këtij të fundit para drejtësisë franceze.  

Të fundit