Flash News

KRYESORE

Avokati e konsideron jo serioze Gjykatën Speciale: Klienti im do intervistohet në dhomën e hotelit

Arianit Koci, një avokat i njohur në Kosovës ka zbuluar se një klient i tij – besohet ish-luftetar i UCK-së – është thirrur nga Gjykata Speciale për tu marrë në pyetje. Problemi, pretention Koçi, është se klienti do të intervistohet në dhomën e një hoteli në Hagë, duke lënë përshtypje se nuk janë serioz.

“Kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit - në hotelin ku do të qëndroj.Me kohën që e kanë pasur, buxhetin, dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar - marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, po e len përshtypjen e joseriozitetit. Poashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme”, shkruan ai në Facebook.

Të premten, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pasi u thirr nga Gjykata Speciale për të dëshuar mbi veprimtarine e luftës së UCK-së.

Të fundit