Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Avokati e konsideron jo serioze Gjykatën Speciale: Klienti im do intervistohet në dhomën e hotelit
Arianit Koci, një avokat i njohur në Kosovës ka zbuluar se një klient i tij – besohet ish-luftetar i UCK-së – është thirrur nga Gjykata Speciale për tu marrë në pyetje. Problemi, pretention Koçi, është se klienti do të intervistohet në dhomën e një hoteli në Hagë, duke lënë përshtypje se nuk janë serioz.
“Kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit - në hotelin ku do të qëndroj.Me kohën që e kanë pasur, buxhetin, dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar - marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, po e len përshtypjen e joseriozitetit. Poashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme”, shkruan ai në Facebook.
Të premten, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pasi u thirr nga Gjykata Speciale për të dëshuar mbi veprimtarine e luftës së UCK-së.