Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Avokati i Izet Haxhisë: Gjykata prishi vendimin e 2003-shit; janë cënuar të drejtat e Konventës Evropiane
Rigjykimi i dosjes ‘Hajdari’ shkon në shkallë të parë të Gjykatës me trupë tjetër gjykuese pasi Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë.
Avokati i Izet Haxhisë në një deklaratë për median u shpreh se gjykata ka vendosur sot që të prishë vendimin e 2003-shit pasi sipas tij, është në shkelje të të drejtave të Konventës Europiane.
“Prishtet vendimi i 2003-shit. Gjykata me vendimmarrjen e saj të sotme është mbështetur se janë cenuar të drejtat e konventës evropiane. Vendimi është marrë në tre shkallët pa praninë e avokatit dhe te tij. Është vendosur në respekt të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky vendim e rikthen çëshjten në Gjykatën e Shkallës së Parë. I bie barra sërish akuzës por dhe ne të paraqesim provat që kemi pretenduar. Procedurialisht hapet e drejta për t’u dëgjuar”.
Kujtojmë që gjatë seancës së 11 marsit, Haxhia dhe avokati i tij ripërsëritën kërkesën se duan të gjykohen nga gjyqtarë që kanë kaluar vettingun dhe kërkuan rihapjen e çështjes pasi pretendojnë se nuk janë dëgjuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit dhe vendimi është dhënë në mungesë të tyre.
Izet Haxhia është shpallur fajtor si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit dhe u dënua me 25 vite burg nga gjykata.