Flash News

KRYESORE

Avokati i Popullit për protestën e banorëve të “Astirit”: Çdo veprim që cënon pronën të kryhet në mirëkuptim me ta

Avokati i Popullit për protestën e banorëve të

Avokati i Popullit ka reaguar për protestën që po zhvillojnë banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të ‘Unazës së Madhe’.

AP njofton se i është drejtuar me kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në këtë proces, si Bashkia e Tiranës, ALUIZNI, ARRSH, IKMT etj, teksa thekon se është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cenon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog.

“Institucioni i Avokatit të Popullit vëren se është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cenon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët. Gjithashtu, institucioni e vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse dhe ky duhet të jetë një standard i cili duhet të vlejë njëlloj si kur zbatohet mbi qytetarët ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Avokatit të Popullit.

 

Të fundit