Flash News

KRYESORE

Avokati i popullit zbardh emrat e kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Avokati i popullit zbardh emrat e kandidatëve për Këshillin e

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, avokati i popullit Igli Totozani ka bërë publike emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia.

Ai thekson se se kësaj liste mund t’i bashkangjiten edhe aplikantët kandidatë, të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës 08.05.2017 me postë, sipas rregullave ligjore për vlefshmërinë e aplikimit.

Statusi i plotë:

Në përfundim të afatit të aplikimit të publikuar për shpalljen e vendeve vakante dhe rithirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, në kuadër të transparencës së procesit, Avokati i Popullit publikon emrat e kandidatëve aplikues për këtë pozicion. 

Theksojmë edhe faktin se kësaj liste mund t’i bashkangjiten edhe aplikantët kandidatë, të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës 08.05.2017 me postë, sipas rregullave ligjore për vlefshmërinë e aplikimit.

LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA AVOKATIA

1. Tartar Bazaj 

2. Petrit Gaçi

3. Ilir Nikolla

Sqarojmë se për fazën e rishpalljes për shprehje interesi për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, do të jenë të vlefshme aplikimet për të gjithë kandidatët e fazës së mëparshme, të cilët janë njoftuar se kanë plotësuar kriteret formale për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Të fundit