Avokati i Tahirit: Makina e shitur nuk përbën vepër penale, pres të shpallet i pafajshëm

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në orën 16:00 do të njihet me vendimin përfundimtar të gjykatës te Krimet e Rënda.

Pas seancës të sotme, avokati i Tahirit Maksim Haxhia është pyetur nga gazetarja Klodiana Lala. Haxhia theksoi se nuk ka asnjë provë që implikon Tahirin, duke shtuar se makina që u shiti Habilajve nuk përbën vepër penale.

“Një prokurori që këmngëngul edhe pse i kishte argumentat ligjorë, nuk mund të bëjë hetim paralel pas prokurorisë të Katanjës. Unë si mbrojtje gjej rastin të falenderoj Tahirin. Tahiri i paraqiti të gjitha provat. Është fakt që Tahiri akuzohet për vepra të rënda. Gjithë ajo që sollëm para gjykatës për mua ishte presion  dhe servirje për median. Prokuroria nuk solli një provë të vetme për impikimin e tij”-tha Haxhia.

Makina e shtirur private çfarë përfaqëson sipas Prokurorisë?

“Vepra penale ka korniza dhe gjykata është strikte. Shitja e makinës nuk përbën vepër penale. Është detyrim juridik që përveç akuzës. Në proces është provuar që Tahiri në 29 ditë ka bërë 3 kallëzime ndaj Habilajve”-shtoi Haxhia.